Partia vojvodinase ka caktuar Marshin e 300 flamujve të Vojvodinës në Novi Sad në të cilin do të ri kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë, transmeton Koha.net.
Lideri i Partisë vojvodinase Aleksandar Oxhiq ka thënë për “novostionline” se nuk e ka aspak problem që Beogradi e etiketon separatist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Politika jonë është e qartë: Jo shkëputje t të Vojvodinës, por federalizim të Serbisë. E duam Vojovidnën Republikë, me të gjitha atributet, legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive”, ka thënë ai.
Ithtarët e Partisë vojvodinase më 5 tetor do ta prezantojnë flamurin e vet kaltër –verdhë-gjelbër si simbol të Vojvodinës së pavarur. Ata do t’i ftojnë qytetarët që vetë, në referendum, të vendosin se në ç’shtet duan të jetojnë.