Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohen gati 100 mijë banorë në Gjermani për shkak të bombave

Afro 90 mijë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe vendet e punës në dy qytete gjermane, për shkak të bombave të paeksploduara nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, që ishin zbuluar gjatë punëve ndërtimore.

Më se 21 mijë njerëz që jetojnë në rrezen prej një kilometri në qytetin perëndimor Koblenc, dje janë urdhëruar të largohen nga kjo hapësirë, ku specialistët e deaktivizuan një bombë 500 kilogramëshe të Shteteve të Bashkuara, transmeton REL.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët u lejuan të kthehen më vonë gjatë ditës së djeshme.

Nga ana tjetër, 70 mijë banorë duhet të largohen në distancën prej 1.5 kilometri në qytetin Frankfurt në Gjermani, ku autoritetet për sot planifikojnë ta shkatërrojnë një bombë, e cila ishte hedhur nga Forca Ajrore Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, që është tri herë më e madhe se ajo në Koblenc.

Operacioni në qytetin Frankfurt është përshkruar si operacioni më i madh i tillë në Gjermani, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.