Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshim i ri kundrejt Trumpit për largimi e kreut të FBI-së

Pse duhej të largohej kreu i FBI-së James Comey? Më 9 maj presidenti amerikan, Donald Trump e liroi nga detyra papritur kreun e FBI-së. Që atëherë qëndron pezull akuza, se Trump donte të influenconte hetimet e FBI-së, që po shqyrtonte lidhjet e ekipit të Trumpit me Rusinë.

Ndërkohë hetimet i vazhdon hetuesi i posaçëm, Robert Müller. E ky me sa duket ka në duar një letër të padërguar, që hedh hije mbi presidentin amerikan. Kjo letër tregon në detaje, pse Trump nuk e donte më Comeyn në krye të FBI-së, raporton gazeta Washington Post, shkruan DW.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në letër renditen ankesat e presidentit, ndër të tjera edhe akuza, që kreu i FBI-së nuk do të thotë publikisht, se në aferën e Rusisë nuk hetohet drejtpërdrejt kundër Trumpit. Këtë duket sikur Comey ia kishte premtuar Trumpit disa herë pas dyerve të mbyllura.

Po kjo gazetë raporton, se presidenti e kishte përpiluar letrën bashkë me këshilltarin e tij, Stephen Miller. Trump ia kishte skicuar idenë e letrës, Millerit, i cili e kishte shkruar atë.

Por konsulenti juridik i Shtëpisë së Bardhë, Don Mc Gahn kishte shprehur rezerva, dhe ishte ai që e pengoi dërgimin e letrës origjinale, raporton një gazetë tjetër amerikane, “New York Times”.

Policia federale heton, nëse ka pasur influencë ruse në zgjedhjet parlamentare amerikane.