Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“E urrej Amerikën”: 148 dokumentet e humbura nga Alan Turing zbulohen rastësisht në një depo të vjetër

Pasi që nuk e kishin parë dritën e ditës për të paktën 30 vjet, një koleksion unik letrash nga matematikani i famshëm Alan Turing është zbuluar në një hapësirë depoje në universitetin e tij të vjetër.

Të mbështjellura në një dosje të thjeshtë letre dhe të futura në anën e pasme të një kabineti të vjetër arkivor, 148 dokumentet e para që nuk ishin parë kurrë më parë përfshijnë një letër nga shërbimet e inteligjencës të Britanisë së Madhe dhe një letër tjetër në të cilën Turing deklaron "E urrej Amerikën".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alan Turing ishte një nga pionierët e shkencës moderne kompjuterike, dhe një makinë që ai e ndërtoi gjatë Luftës së Dytë Botërore e mundësoi dekriptimin e kodit Enigma të Gjermanisë, duke e shkurtuar përfundimisht luftën, përcjell Koha Ditore.

Në vitin 1949 ai u bë zëvendësdrejtor i laboratorit të informatikës në Universitetin e Mançesterit dhe më herët këtë vit stafi i universitetit aksidentalisht hasi në një grumbull të tërë të korrespondencës së Turingut derisa po e pastronin një dhomë ruajtje të dokumenteve.

"Kur e gjeta për herë të parë mendova fillimisht, "kjo nuk mund të jetë ajo që mendoj se është", por një inspektim i shpejtë tregoi se ishte", thotë inxhinieri kompjuterik Jim Miles nga Shkolla e Shkencave Kompjuterike....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.