Rakhine, Birmani, (Reuters) - Rreth 370 kryengritës rohingya dhe 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në luftimet që kanë përfshirë pjesën veriperëndimore të Birmanisë, javën e fundit, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.
Kombet e Bashkuara, në anën tjetër, njoftuan për dhjetëra e mija myslimanë rohingya që e kanë kaluar kufirin nga Birmania në Bangladesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhuna ka shpërthyer pasi kryengritësit rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë birmane. Ushtria thotë se po kryen operacione pastrimi kundër "terroristëve ekstremistë" dhe se forcat e sigurisë janë udhëzuar të mbrojnë civilët.
Por, myslimanët që kanë ikur në Bangladesh, thonë se janë detyruar të largohen për shkak të vrasjeve dhe zjarrvënieve.
Kryengritësit rohingya janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policisë. Edhe atëherë ka pasur ikje masive të myslimanëve.
Trajtimi i 1.1 milionë myslimanëve rohingya është sfida më e madhe me të cilën po përballet udhëheqësja kombëtare, Aung San Suu Kyi.
Disa kritikë perëndimorë thonë se Suu Kyi nuk e ka mbështetur këtë pakicë, e cila për kohë të gjatë ankohet për persekutim.
Mbi 18.000 myslimanë rohingya kanë ikur nga dhuna në rajonin Rakhine të Birmanisë, në më pak se një javë. Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se ata kanë hyrë në Bangladesh.
Mijëra të tjerë vazhdojnë të presin në kufi, thonë burimet lokale. Dhuna ka shpërthyer pasi kryengritësit rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë birmane.
Kryengritësit thonë se duan të mbrojnë pakicën myslimane nga represioni shtetëror në Birmani. Qeveria thotë se kryengritësit janë grup terrorist, liderët e të cilit janë trajnuar jashtë vendit.
Aung San Suu Kyi mohon se ka spastrim etnik kundër pakicës myslimane në Birmani, pavarësisht raporteve për abuzime.
Në një intervistë për BBC-në, Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, pranoi se ka probleme në rajonin Rakhine, ku jetojnë myslimanët, por tha se spastrimi etnik është term “shumë i fuqishëm” për t’u përdorur.
Sipas Kushtetutës aktuale të Birmanisë, ushtria operon në mënyrë të pavarur nga partia që qeveris.
Një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara kishte paralajmëruar në mars se ushtria në Birmani po bën “krime kundër njerëzimit” ndaj pakicës myslimane të vendit. Raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Birmani, Yanghee Lee, kishte dëshmuar në një intervistë për BBC-në. Asaj nuk i është dhënë qasje e lirë në zonat e konfliktit në Birmani, por pasi ka folur me refugjatët në Bangladesh tha se bëhet fjalë për vrasje, rrëmbime dhe përdhunime, dhe se situata është më e keqe seç ka pritur.
“Do të thosha krime kundër njerëzimit nga ushtria e Birmanisë, rojet kufitare, policia apo forcat e sigurisë”, deklaronte Lee.