Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump-it i kërkohet të mos mbyllë programin që mbron emigrantët e rinj

Kryetari i Dhomës Republikane Paul Ryan u ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump, që të mos hedhë poshtë një program të epokës së Obamës, që mbron emigrantët e rinj pa dokumente.

Programi DACA siguron një qëndrim të përkohshëm për fëmijët që vihen në SHBA në mënyrë të paligjshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky program mbron qindra e mijëra të ashtuquajturit "ëndërrimtarë", nga deportimi dhe siguron leje pune dhe studimi.

Trump kishte thënë më parë se ai kishte planifikuar t'i jepte fund programit. Shtëpia e Bardhë tani thotë se Trump do të njoftojë vendimin e tij të martën.

Ryan i kërkoi presidentit të lejojë Kongresin të "punojë" për këtë çështje. Ai tha se biseda kishte ndodhur me Shtëpinë e Bardhë dhe se Trump gjithashtu dëshironte të gjente një zgjidhje humane për këtë problem.

"Ka njerëz që janë në harresë," tha Ryan, duke shtuar: "Këta janë fëmijët që nuk njohin asnjë vend tjetër, të cilët u sollën këtu nga prindërit e tyre dhe nuk e dinë një shtëpi tjetër".