Në disa institucione të Maqedonisë prej sot vendoset orari me dy turne.
DAP, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Evidencën e Regjistrave të Amzës, MPB, repartet rajonale në Sektorin për Çështje Administrative-Mbikëqyrëse, Sektori për Çështje Civile, Ministria e Mbrojtjes – sektorët për mbrojtje të rajonit me qytetet dhe komunat, janë institucionet që të parët do të fillojnë punën me dy turne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrari i punës në këto institucione do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 14:30 dhe nga ora 14:00 deri në orën 21:30, ndërsa do të punohet edhe të shtunën e parë të muajit, por vetëm një turn nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Sa i përket orarit fleksibil që do të vendoset, dita e punës do të zgjatë 8 orë me çka fillimi i orarit të punës do të jetë mes orës 7:30 dhe 8:30, ndërsa përfundimi mes 15:30 dhe 16:30.
Prej nesër puna me dy turne vendoset edhe në kopshtet, të cilat do të kujdesen për fëmijët deri në orën 21 e 30 minuta. Ditë pune do të jetë çdo e shtunë e parë e muajit prej orës 8 deri në 16.
Qeveria këto reforma i vendos me qëllim që t’u dalë në vigjilje nevojave të qytetarëve.