Një komandant i ushtrisë amerikane tha se lideri i grupit militant Shteti Islamik është me gjasë gjallë dhe se fshihet në luginën e Lumit Eufrat, midis Irakut dhe Sirisë.
“Po e kërkojmë çdo ditë. Nuk mendoj se është i vdekur”, tha gjenerali Stephen Townsend, komandant i koalicionit kundër Shtetit Islamik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i grupit ekstremist, Abu Bakr al-Baghdadi, është raportuar disa herë i vrarë. Në muajin qershor, ushtria ruse ka thënë se ai mund të jetë vrarë në një sulm ajror në Siri.
Komandanti amerikan, Townsend, tha se nuk ka parë “prova bindëse” për vdekjen e tij.
“Kemi po ashtu disa tregues në kanalet e inteligjencës se ai është ende gjallë”, tha Townsend.