Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja mbyll konsullatën ruse në San Francisco, redukton stafin në Washington e New York

Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Washington si dhe në konsullatën e saj në New York.

Vendimi vjen si kundërpërgjigj ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.

Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Washingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit.

Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën.