Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier i kërkoi Britanisë së Madhe që të ketë qëndrime të qarta për të çuar përpara organizimin e Brexit.
“Negociatat po vazhdojnë. Direktivat e drejtuesve evropianë janë parashikuar për negociata serioze dhe konstruktive, por ne kemi nevojë për qëndrime të qarta nga Britania e Madhe për të gjitha çështjet”, shkruan francezi Michel Barnier në rrjetin social Twitter, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëzet e shtatë vendet që do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian kanë vendosur tre prioritete absolute, fatura që do të duhet të paguajë Britania e Madhe duke lënë BE-në, fati i qytetarëve evropianë dhe e ardhmja e kufijve mes Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.