Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjuha e trupit që tradhtoi prindërit vrasës

Nëna dhe babai që vranë vajzën e tyre në një qytet në Angli vetëm për shkak se nuk mundi të përshtatej me kulturën e Pakistanit, janë zbuluar nga një ekspert i gjuhës së trupit.

Eksperti i gjuhës së trupit ka analizuar një video të Iftikhar dhe Farzana Ahmedit, të cilët gënjejnë publikisht për zhdukjen e 17-vjeçares Shafilea në vitin 2003.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një dokumentar në të cilin sqarojnë rastin tragjik të vajzës së tyre, gjuha e trupit tradhton babanë vrasës kur ai pyetet nëse është i përfshirë në zhdukjen e vajzës.

“Jo. As nuk kam ëndërruar për këtë gjë”, përgjigjet Iftikhar Ahmed gjatë dokumentarit.

Sipas ekspertit Cliff Lansley – gjetjet e të cilit janë publikuar në “Investigation Discovery’s Faking It: Tears of A Crime” – babai zbulon fajësinë në momentin e përgjigjes së tij, transmeton Koha.net.

Nëntë vjet pas zhdukjes së Shafileas u mësua e vërteta e rastit të saj. Babai e kishte ngufatur me një çantë plastike. E vërteta u mësua vetëm gjashtë muaj pasi trupi i saj ishte gjetur në Lumin Kent në Cumbria, 100 kilometra larg shtëpisë së tyre në Warrington të Cheshiret.

Iftikhar dhe Farzana u dënuan pas provave që kishte dhënë motra e Shafileas, e cila ishte arrestuar për përgatitjen e një plaçkitje në shtëpinë e prindërve të saj.

Ajo u kishte thënë zyrtarëve policorë se prindërit kanë vrarë motrën e saj pasi nuk pranoi një martesë të detyrueshme dhe e kishin kërcënuar se fat i njëjtë do ta priste edhe atë nëse do të tregonte për vrasjen e motrës.

Një gjykatë në Angli dënoi me nga 25 vjet burgim prindërit e vajzës së vrarë.

Gjatë intervistave që shfaqen në dokumentar, prindërit pohojnë se janë viktimizuar pasi janë myslimanë, transmeton Koha.net.

Iftikhari shikon direkt në kamerë kur përgjigjet: “Ata thonë: ‘Ju jeni familje myslimane, me kulturë pakistaneze, kështu jeni ju’”.

“Kjo është sjellje që tregon se ‘ju myslimanët bëni këso gjërash’ – se ne do të vrisnim edhe vajzën tonë”, ishte përgjigjur ai gjatë intervistave.

Dhe kur pyeten për çështjen e martesës së detyrueshme, ata mezi mohojnë përfshirjen.

“Jo, sepse vajza ende nuk dëshiron martesën. Është duke u arsimuar dhe dëshiron të bëjë gjëra për vete”, përgjigjet ai.

“Është në rregull nëse ajo nuk dëshiron të martohet”.