Partia “Les Républicains” është e mbledhur dhe e vendosur të mbështesë kandidatin e saj në presidenciale, François Fillon, garantuan sot në mbrëmje krerët e partisë së djathtë franceze në përfundim të një mbledhje në Paris.
“Komiteti politik rinovoi njëzëri mbështetjen e tij për François Fillon”, deklaroi presidenti i Senatit, Gerard Larcher duke shtuar se “Les Républicains” janë të mbledhur dhe të vendosur në mbështetje të kandidatit të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrançois Fillon ndodhet prej disa javësh në mes të një skandali për punësimin fiktiv të anëtarëve të familjes së tij, që i ka sjellë një rënie nga vendi i parë në vend të tretë në sondazhet për presidencialet franceze.