Botë

SHBA-ja kërkon që Serbia mos t’ia japë statusin diplomatik Qendrës ruse në Nish

Senatori amerikan Ron Johnson ka thënë sonte në Beograd se shpreson se kryetari serb Aleksandar Vuçiqi, Serbia dhe i gjithë populli do t’iu kundërvihen të gjitha përpjekjeve që t’i jepet imuniteti diplomatik Qendrës ruse në Nish, transmeton Koha.net.

Kjo, ka thënë ai, citon FoNet, do të ishte në interesin më të madh të njerëzve në Serbi, ndërsa Vuçiq ka shtuar se vendimi për këtë do të merret në përputhje me interesat e Serbisë së pavarur e sovrane.