Rusia nisi sot instalimin e një harku prej 6 mijë tonësh të urës hekurudhore që e lidh atë me gadishullin e Krimesë, të cilin ajo ia aneksoi Ukrainës në vitin 2014.
Mbi 10 anije dhe maune si dhe 100 inxhinierë dhe punëtorë ndërtimi morën pjesë në operacionin për të transportuar harkun e lartë prej 227 metrash në Ngushticën e Kerçit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQarkullimi i anijeve në ngushticë është pezulluar deri më 31 gusht.
Sipas kompanisë së ndërtimit, do të duhet edhe një muaj tjetër për të përfunduar instalimin e harkut.
Ura prej 19 kilometrash është planifikuar të hapet për trafikun rrugor në dhjetor të vitit tjetër, ndërsa shërbimi hekurudhor do të fillojë në vitin 2019.