Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ligjvënësit republikanë, kritika për faljen presidenciale të ish-sherifit

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Paul Ryan, tha se nuk është dakord me faljen presidenciale që i tha Donald Trump ish sherifit të Arizonës Joe Arpaio, pas më pak se një muaji që ai ishte dënuar për mospërfillje të urdhrit të gjykatës, lidhur me një çështje që kishte të bënte me politikat me profil racor të departamentit të tij.

Ish-sherifi i distriktit Maricopa të Arizonës njihet për metodat e tij të rënda disiplinore ndaj të burgosurve, që kanë ngjallur debate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu kritika për këtë vendim të Presidentit shprehën edhe senatorët republikanë të Arizonës John McCain dhe Jeff Flake.

Kur ishte sherif i distriktit Maricopa të Arizonës, Joe Arpaio mbështeste masat e forta ndaj imigracionit të paligjshëm dhe muajin e kaluar ai u gjet fajtor për përbuzje ndaj gjykatës, ngaqë refuzoi të zbatonte një urdhër të gjykatësit të distriktit për të mos lejuar ndalimin e makinave në trafik, me synimin për të identifikuar imigrantët e paligjshëm.

Lexo edhe: Trumpi fal ish-sherifin e dënuar të Arizonës