Zjarret e regjistruara në Kroaci sivjet kanë arritur numër rekord, publikoi televizioni kombëtar HRT.
Nga fillimi i vitit, mbi 5.800 zjarre janë regjistruar në vend, të cilat shkatërruan pothuajse 85.000 hektarë tokë. Këto janë 22.000 hektarë më shumë nga toka e përgjithshme e shkatërruar në zjarrin në periudhën 2013-2016.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tani, policia ka zbuluar se të paktën 39 nga zjarret kanë qenë të qëllimshme, ndërsa vetëm në dy javët e fundit janë arrestuar 17 persona të dyshuar për vendosje të qëllimshme të zjarrit.