Së paku 20 njerëz janë vrarë pasi militantët kanë sulmuar një xhami shiite në Kabul të Afganistanit.
Mohammad Salim Rasouli, shef i spitaleve në Kabul, tha se së paku 50 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i tha Radios Evropa e Lirë se “një sulm terrorist” ka ndodhur në Xhaminë Imam Zaman, ku besimtarët ishin mbledhur për të falur xhumanë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.
Zëdhënësi i policisë në Kabul, Abdul Basir Mujahid, tha se sulmuesi vetëvrasës e ka hedhur veten në erë brenda xhamisë.