Pesë persona humbën jetën gjatë trazirave që pasuan vendimin e gjykatës indiane së Pançkulas për të shpallur fajtor për përdhunim një prej guruve më të ndjekur në Indi.
Pesë viktimat e shënuara sot raportohen të jenë ndjekës së Gurmet Ram Rahim Sing, masa e dënimit për të cilin pritet të jepet të hënën e ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Pançkula, ku Sing u përball me gjykatën, raportohen vandalizma, ndërsa u është vënë zjarri të paktën dy stacioneve të trenit.
Më shumë se 200 mijë ndjekës së gurusë mësynë në qytet para se ai të paraqitej në sallën e gjyqit, ndërkohë që kanë djegur furgonat e televizioneve, si dhe shkatërruar makinat që gjetën përpara.
Mijëra trupa paraushtarake, policore dhe ushtarake kanë zbarkuar në qytet, ku janë përdorur bombola me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe rivënë qetësinë.