Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Merkel zbulon sekretet e pabesueshme të jetës si gruaja më e fuqishme në botë

Angela Merkel kohët e fundit ka pranuar se e tërheqin burrat me sy të bukur dhe se si studente i pëlqente të pinte.

E, tashmë, kur fushata për mandatin e katërt është në javët e fundit, kancelarja gjermane ka lejuar fotografët të kapin pamjet e banesës së saj në qendër të Berlinit. Ajo ka zbuluar edhe recetën për një ushqim klasik gjerman, supën me patate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë i pres patatet me dorë, jo blender”, ka thënë Merkel për revistën gjermane Bunte. “Këto copa të vogla kështu janë më të qëndrueshme”.

Në vend që të shpërngulet në rezidencën e qeverisë, qëkur është në pushtet, Merkel dhe burri i saj kanë jetuar në banesën e tyre.

Nga fotot e publikuara në revistën Heute Woche, kjo është një banesë tipike gjermane me parket, me mure të bardha dhe një pasqyrë të madhe mbi një divan të gjatë gri në dhomën e ndenjes. Tryeza e ngrënies është e vogël dhe kuzhina është e thjeshtë.

“Më pëlqen të ha vonë në mbrëmje”, pranoi ajo në një bisedë me Bunte.

Merkel ka një apartament në qendër të Berlinit dhe turistët shpesh habiten kur e shohin gruan më të famshme në botë. teksa del herët në mëngjes e kthehet vonë në mbrëmje në banesë.

{gallery}