Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arratiset ish- kryeministrja tajlandeze, vodhi miliarda dollarë

Ish-kryeministrja e Tajlandës është arratisur jashtë vendit, duke alarmuar kështu një komb të tërë.

Rasti i lideres tajlandeze ,Yingluck Shinaëatra, ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, pasi u arratis pak para gjyqit mbi një skemë të subvencionimit të orizit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime të afërta me partinë e saj, siç transmeton Syri.net raportimet, thonë se ajo mori vendimin që të largohej papritur, pak para se të vendosej gjykimi në Bangkok.

Zonja Yingluck nuk u paraqit në Gjykatën e Lartë në Bangkok, duke bërë që gjykatësit të lëshonin një urdhër arresti për të.

Avokatët e saj thanë se ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë, sepse ishte e sëmurë. Por gjykata e hodhi poshtë këtë dhe e vonoi aktgjykimin në 27 shtator.

Zonja Yingluck ka mohuar çdo keqbërje në skemën që i kushtoi Tajlandës miliarda dollarë. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe të dëbohet përgjithmonë nga politika.