Turqia ka shkarkuar disa qindra zyrtarë shtetërorë dhe ka shtuar kompetencat e presidentit të këtij vendi Recep Tayyip Erdogan mbi agjencinë e inteligjencës MIT, tregojnë dy dekrete, të cilat sot janë publikuar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila është vendosur në vend pas puçit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar.
Ankaraja zyrtare, siç transmeton KosovaPress, ka shkarkuar ose suspenduar mbi 150.000 zyrtarë gjatë spastrimit të kryer në këtë vend, pas tentimit për grusht-shtet, derisa janë burgosur rreth 50.000 persona, në mesin e të cilëve edhe ushtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo