Prokurorët në Danimarkë paralajmëruan akuza për vrasje kundër zbuluesit danez, të dyshuar për vrasjen e një gazetareje suedeze në bordin e nëndetëses së tij.
Akuzat e reja pritet të ngrihen kur Peter Madsen të dalë para gjykatës në fillim të shtatorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarja Kim Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e Madsenit më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull.
Të mërkurën, një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i saj.
Madsen fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det.
Ai mohon se ka vrarë Wallin dhe fillimisht është akuzuar për vrasje nga pakujdesi.
Policia daneze beson se Madsen e ka fundosur qëllimisht nëndetësen e tij, disa orë pasi kanë nisur kërkimet për Wallin.
Wall është raportuar e zhdukur nga partneri i saj.