Në total 122 000 qytetarë evropianë të vendosur në Britaninë e Madhe kanë lënë vendin mes prillit të vitit 2016 dhe marsit 2017, shifra më e lartë prej nëntë vitesh, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra kombëtare e Statistikave (ONS).
Emigracioni evropian është rritur këto muajt e fundit. Në një vit ai është rritur me 37 për qind (+33 000 të nisur në raport me vitin 2016).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRritja është shkaktuar në mënyrë të veçantë nga largimi i qytetarëve rumunë dhe bullgarë (100 për qind) dhe nga shtetasit e Evropës lindore (+58 për qind për grupin e vendeve që përfshijnë Poloninë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë).
Në të njëjtën kohë imigracioni evropian ka regjistruar rënie prej shtatë për qind (-19.000 të mbërritur).
Megjithatë migrimi i qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe mbetet pozitiv për periudhën, me 126 000 të mbërritur, por ka pësuar një rënie të ndjeshme në raport me vitin 2016 (-29 për qind).
Këto ndryshime kanë ndodhur ndërkohë që britanikët kanë votuar në mbështetje të daljes ës Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor 2016, pas një fushate të shënuar nga reduktimi i imigracionit.