Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet i vdekur në banesën e tij ambasadori rus, Shirinskiy

Ambasadori rus në Khartoum, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sudan.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, raporton Anadolu Agency.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se diplomatit rus 62 vjeçar për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes që prej vitit 2013 kryente detyrën e ambasadorit të Rusisë në Sudan, dhe se më parë ka qenë me detyrë edhe në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë.

Edhe Ministria e Jashtme e Sudanit ka konfirmuar ngjarjen, ku zëdhënësi i ministrisë, Garibullah el-Hadar, në një deklaratë me shkrim është shprehur “Ambasadori rus Mirgayas Shirinskiy, ka ndërruar jetë në banesën e tij në Khartoum”.

Duke theksuar se Ministria e Jashtme shpreh ngushëllimet për popullin, qeverinë e Rusisë dhe familjarët e ambasadorit Shirinskiy, ndër të tjera el-Hadar ka shtuar se Shirinskiy ka treguar përpjekje të mëdha për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në deklaratë nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes.