Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në Finlandë pranon vrasjen

Kërkuesi i azilit me origjinë nga Maroku Abderahman Meshkah (18) ka pranuar sot në gjykatë prapa dyerve të mbyllura, se ka vrarë dy persona dhe ka plagosur tetë të tjerë në një sulm me thikë në qytetin finlandez Turku, por nuk ka pranuar se ka pasur motiv terrorist, deklaroi avokati i tij Karl Gumerus.

Mediat e huaja transmetojnë duke iu referuar zyrtarëve finlandezë, se kërkesa e Meshkah për azil është hedhur poshtë para sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo