Botë

Vritet i dyshuari kryesor i sulmit në Barcelonë

Policia spanjolle ka njoftuar zyrtarisht se ka vrarë të dyshuarin kryesor për sulmin në Barcelonë.

I dyshuari Younes Abouyaaqoub, të enjten e kaluar me një furgon hyri drejt njerëzve në Las Ramblas të Barcelonës, duke vrarë 13 njerëz e duke lënduar mbi 100 tjerë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ky i dyshuar u vra sot nga policia në perëndim të Barcelonës në afërsi të një pompe benzine.

Abuyaaqoub i cili kishte të veshur një rrip shpërthyer, raportohet se kishte bërtitur “Allahu Ekber”, e më pas ishte qëlluar nga policia.