Nga vërshimet shkatërruese dhe shembja e dheut afër dhe në kryeqytetin, Fritaun, në Sierra-Leone, kanë humbur jetën afro 500 vetë, kanë thënë zyrtarët.
Autoritetet në këtë vend të varfër në Afrikën Perëndimore, thanë mbrëmë se janë të fokusuar në nxjerrjen e trupave të pajetë, në mënyrë që të mos përhapen sëmundje të rrezikshme, siç është kolera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryqi i Kuq ka njoftuar para tri ditësh se më se 600 njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
Ekspertët thonë se shembja e dheut me pasoja vdekjeprurëse po shtohet në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, për shkak të shkatërrimit të pyjeve dhe rritjes së popullatës në qytete.
Javën e kaluar, nga shembja e dheut janë shkatërruar edhe shumë shtëpi në një fshat në Kongo, duke i vrarë më se 200 njerëz, kanë thënë zyrtarët lokalë.