Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çifti presidencial nuk do të marrë pjesë në ceremoninë në Kennedy Center

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme në Qendrën Kennedy në Uashington, ku nderohen arritjet e artistëve më të njohur amerikanë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se “Presidenti dhe bashkëshortja e tij nuk do të marrin pjesë në ceremoni, në mënyrë që artistët të cilët do të nderohen të festojnë pa shpërqendrimin nga politika.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky njoftim vjen pasi dy nga 5 artistët që do të nderohen këtë vit në Qendrën Kennedy, këngëtari Lionel Richie dhe kërcimtarja Carmen de Lavallade, thanë se do nuk do të merrnin pjesë në pritjen në Shtëpinë e Bardhë që është traditë të mbahet pas ceremonisë.

Disa ditë më parë, anëtarë të Komitetit të Presidentit për Artet thanë dorëheqjen, si protestë ndaj komenteve të shumë-debatuara të Presidentit Trump këtë javë pas dhunës gjatë mitingut të supermaciastëve të bardhë në Charlottesville të Virginias.

Ky zhvillim i ri është një tregues për marrëdhëniet kontradiktore të Presidentit me botën e artit. Pas zgjedhjes së Presidentit, këtë herë ishte e vështirë të “gjendeshin artistë për të intrepretuar në mbrëmjet gala të inaugurimit”.