Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë është njoftua se një shtetas i Maqedonisë momentalisht gjendet në spital në Barcelonë, si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist, transmeton INA.
Personi në momentin e kryerjes së sulmit ka qenë në afërsi të drejtpërdrejtë dhe ka marrë thyerje të kyçit të këmbës. Personi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar nga shërbimet mjekësore spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet spanjolle njoftuan mbrëmë se gjatë sulmit në qendër të qytetit të Barcelonës janë vrarë dhe plagosur qytetarë të 24 vendeve. Në mes viktimave përfshihen qytetarët nga Franca, Gjermania, Spanja, Holanda, Argjentina, Venezuela, Belgjikë, Australi, Tajvani, Hong Kong, Hungaria, Peruja, Irlanda, Greqia, Kuba, Maqedonia, Kina, Italia, Rumania dhe Algjeri.