Numri i emigrantëve, refugjatëve dhe personave të shpërngulur brenda vendit në kontinentin e Afrikës për vitin 2017 ka tejkaluar 20 milionë duke arritur në nivel rekord, raporton AA.
Sipas raportit të përgatitur nga Qendra e Punimeve Strategjike të Afrikës me qendër në SHBA në kontinent ndodhen mbi 20 milionë persona të regjistruar me statusin e emigrantit, refugjatit dhe të shpërngulur brenda vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse do të përfshihen edhe migrimet ilegale në të vërtetë kjo shifër parashikohet që të jetë shumë më e lartë.
Sipas të dhënave aktuale nga 20 milionë afrikanë që kanë braktisur shtëpitë e tyre theksohet se 12,7 milionë me 63 për qind e përbëjnë personat që janë përballur me emigrimin brenda vendit, ndërsa 6,7 milionë apo 33 për qind refugjatët dhe 690 mijë, 3 për qind, azilkërkuesit.
75 për qind nga 5 vende
Sipas raportit, 75 për qind e shifrës mbi 20 milionë të afrikanëve në këto tre kategori për shkak të konflikteve që vazhdojnë e përbëjnë njerëzit nga Sudani, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos, Somalia dhe Nigeria.
Ndërsa këto vende janë ndjekur nga Republika e Afrikës Qendrore, Eritrea, Burundi, Etiopia dhe Bregu i Fildishtë.
Në këtë kuadër vihet në dukje se Sudani, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria janë vendet ku migrimi i brendshëm është përjetuar më shumë.
Tërheq vëmendjen gjithashtu se Sudani i Jugut, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Eritrea kanë kryesuar si vendet me më shumë refugjatë.
Janë vrarë 51 njerëz, punonjës të ndihmave humanitare
Ndër të tjera në raportin ku theksohet se më shumë se 44 milionë njerëz në të gjithë Afrikën ndodhen në një nivel emergjent të pasigurisë ushqimore apo brenda një krize, rikujtohet se disa rajone në Somali, Nigeri dhe në Sudanin e Jugut përballen me rrezikun e urisë.
Më tej në raport thuhet gjithashtu se vetëm vitin e kaluar në Republikën e Afrikës Qendrore, Kenia, Mali, Nigeri, Somali dhe Sudanin e Jugut janë vrarë 51 punonjës të ndihmave humanitare.