Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arabia Saudite dhe Iraku hapin kufirin për tregti pas 27 vitesh

Arabia Saudite dhe Iraku janë duke planifikuar hapjen e kufirit Arar për tregti mes dy vendeve, për herë të parë nga viti 1990.

Kufijtë ishte mbyllur atë kohë, pas pushtimit të Kuvajtit nga Saddam Hussein, ka raportuar një medium lokal i Arabisë Saudite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është një fillim fantastik për bashkëpunim në të ardhmen, në mes të Irakut dhe Arabisë Saudite”, ka thënë guvernatori i provincës Anbar, Sohaib al-Rawi, raporton REL.

Vendet e gjirit Arab e kanë ftuar klerikun irakian, Moqtada al-Sadr, për një takim të rrallë, pasi kanë kaluar vite prej shkëputjes së kontakteve.

Zyra e Sadrit, kanë thënë se takimi i tij me trashëgimtarin e fronit, princin Mohammed bin Salman, ka rezultuar me një marrëveshje, ashtu që Arabia Saudite t’i jap donacion prej 10 milionë dollarësh qeverisë irakiane.

Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, e ka vizituar Bagdadin gjatë muajit shkurt, derisa kishin planifikuar që në muajin qershor do të krijonin një këshill koordinues për forcimin e lidhjeve.