Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jeta e një refugjateje aksidentale nga Kuba që tani për klientë ka familjen Kardashian

Jessi Calzado-Esponda u bë aksidentalisht refugjate, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç. Kjo ishte vetëm një hallkë në zinxhirin e vështirësive që ajo përjetoi, që nga të qenit e pastrehë e deri tek një aksident i rëndë me makinë. Megjithatë, ajo nuk e humbi kurrë shpresën dhe tani është një ambasadore kulturore e stilit të saj të veçantë, që ndihmon për lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Flamujt që zbukurojnë zyrën e Jessi Calzado-Espondas në periferi të Uashingtonit pasqyrojnë dashurinë e saj për të dy vendet: Shtetet e Bashkuara dhe Kubën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë i kam konsideruar SHBA dhe Kubën si dy prindër të shkurorëzuar, ku babai janë Shtetet e Bashkuara dhe Kuba është nëna. Është detyra ime të jem një urë lidhjeje në mosmarrëveshjet mes tyre, sepse i dua që të dy”, thotë ajo, raporton VOA.

Kur SHBA rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Kubën pas më tepër se 50 vjetësh, Calzado-Esponda hapi një agjenci udhëtimesh, të quajtur “Cuba Inspires”.

“Gjithçka ka shkuar shkëlqyeshëm. Klientët tanë të parë janë ekipi Kardashian. Kemi klientë njerëz me famë, kisha, organizata jo-fitimprurëse, korporata, shkolla…Më pëlqen shumë t’i njoh amerikanët me Kubën”, thotë Jessi.

Calzado-Esponda ka lindur në Havana të Kubës, në një familje që i pëlqen shumë muzika.

“Muzika është pjesë e jetës sime që kur isha e vogël. Mbaj mend që nganjëherë, kur në Kubë iknin dritat, e gjithë familja dilte jashtë me kitara duke kënduar dhe kërcyer”, thotë Jessi.

Por fëmijëria e saj e lumtur u ndërpre papritur kur ajo ishte 7 vjeçe dhe kur u gjend aksidentalisht në një traget drejt Amerikës:

“Tezja ime po shkonte në Amerikë dhe ne po e përcillnim atë, kur pati një lloj kaosi dhe sa hap e mbyll sytë, unë u gjenda në traget, bashkë me gjyshen”.

Grupi i refugjatëve u shpëtua në det nga Roja Bregdetare Amerikane dhe u transferua në bazën ushtarake në Gjirin e Guantanamos. Ata qëndruan atje për 6 muaj dhe më pas u vendosën në Tampa, të Floridës.

“Pasi tezja kreu vetvrasje, gjyshja dhe unë përfunduam për një farë kohe në një qendër për të pastrehët”, thotë Jessi.

Atje një mërues dalloi që ajo kishte talent për muzikë dhe e ndihmoi të fitonte një bursë për të vazhduar shkollën e mesme.

“Pak nga pak, natyrisht që shpesh e patëm të vështirë, por ja dolëm; në saje të mbështetjes së vazhdueshme të komunitetit”.

Pasi mbarova shkollën e mesme Jessi u vendos në Uashington, ku mundi të gjejë punë në ekipin e një kongresisti; por një aksident me makinë i shkaktoi dëmtime në tru, me pasojë humbjen e kujtesës:

“Pata besim te Zoti. M’u desh një kohë shumë e gjatë për të arritur këtu ku jam tani”, thotë Jessi.

Afro 20 vjet pas largimit të saj akidental, Calzado-Esponda u kthye përsëri në Kubë.

“Fatkeqësisht, një ditë para se unë të mbërrija në Kubë, më vdiq mamaja. Pra për herë të parë i takova familjarët e mi në funeralin e nënës. Diçka sureale, edhe e mirë, edhe dhimbshme”.

Në vitin 2010, Calzado-Esponda më në fund zbuloi një vend që mund ta quajë të vetin.

“Dita kur mora shtetësinë amerikane ishte një nga lumturat për mua. Deri atëherë, unë kisha patur statusin e refugjatit, prandaj qytetaria amerikane ishte shumë e rëndësishme për mua”.

Tani Calzado-Esponda është shumë e zënë: ajo po planifikon ceremoni të ndryshme, si për shembull një konkurs midis koreve amerikane dhe kubane, si dhe një maratonë…