Më 13 gusht të vitit 1818, lindi Lucy Stone, një nga mbrojtëset dhe veprimtaret më të mëdha të të drejtave të grave të shekullit 19-të.
Lucy Stone ndoqi studimet universitare, megjithë kundërshtimin e fuqishëm të babait të saj, i cili mendonte se gratë nuk duhet të kenë arsim të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi përfundoi studimet, Lucy Stone filloi të mbajë leksione për të drejtat e grave dhe u bë mjaft e njohur. Në vitin 1855 ajo u martua me mjekun Henry Blackwell, por vazhdoi të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.
Lucy Stone u bë më pas redaktore e “Gazetës së grave”, që për shumë vite me radhë ishte organi zyrtar i Shoqatës Kombëtare të Grave Amerikane, shkruan kp.
Ajo luajti një rol aktiv në përpjekjet për t’u dhënë grave të drejtën e votës dhe të drejta politike deri sa vdiq, në tetor të vitit 1893.