Botë

Sulm nga lartësia, artileria ruse shkatërrohet me predha

Ukraina publikoi pamje të sulmeve nga lartësia mbi caqet ruse.

Në pamjet e blogut Operativno_ZSU shihet artileria ruse që po digjej në mes të fushës, derisa nga lartësia me dronë po filmohej e tërë ngjarja. Sulmi u krye mbi Zaporizhzhia, derisa s’u bë e ditur nëse pati rusë të vrarë.

Luftime aktualisht po zhvillohen në Bakhmut. Autoritetet ukrainase kanë nisur një ofensivë në pranverë, me të cilën synohet të çlirohen disa lokacione të pushtuara.

Sipas shifrave ukrainase gati 200.000 ushtarë rusë janë vrarë qe nga 24 shkurti i 2022-s kur kishte nisur lufta.