Kroacia ka thënë se e ka tërhequr vendimin për të rritur tarifat e importit për pemë dhe perime, në mesin e kërcënimeve për hakmarrje nga disa vende fqinje të Ballkanit.
Gjatë muajit të kaluar, ky vend ka vendosur të bëjë disa ndryshime dramatike në çmime, duke i arsyetuar këto veprime me faktin se janë të nevojshme për t’u përputhur me standardet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian.
Ministria e Agrikulturës, ka thënë sot përmes një deklarate, se vendimi për kthimin e çmimeve të mëparshme, do të rifuqizohet nga data 11 gusht.
Bosnja dhe Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, i patën nisur ultimatum Kroacisë, që të ndryshojë tarifat, pasi mund të përballet më kundërpërgjigje.
Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, derisa Kroacia i është bashkuar bllokut në vitin 2013.
-
Disa vende të Ballkanit i nisin ultimatum Kroacisë
-
Thuajse në gjithë rajonin zgjerohet fushata për bojkotim të dyqaneve
-
Bojkoti i marketeve në Kroaci kryen punë, nis rënia e çmimeve
-
Bojkotimi i blerjeve në Kroaci shkakton pothuajse 50 për qind më pak qarkullim
-
Kroatët bojkotojnë dyqanet për shkak të rritjes së çmimeve