Irani ka ekzekutuar një 21 vjeçar, i cili ishte arrestuar kur ishte 15 vjeç, ka raportuar Amnesty International dhe agjenci të lajmeve iraniane.
Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e ka cilësuar ekzekutimin e Alireza Tajikit, si “akt të turpshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me ekzekutimin e ditës së sotme, autoritetet iraniane kanë demostruar edhe një herë mizorinë e tyre ndaj të drejtave të fëmijëve”, ka thënë përmes një komunikate, zëvendësdrejtoresha e organizatës Amnesty për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Magdalena Mughrabi.
Bazuar në raportin e Amnesty Inernational, Tajiki është arrestuar në maj të vitit 2012, kur ishte 15 vjeçar, dhe është dënuar me vdekje në vitin 2013, pasi gjykata kriminale e ka shpallur atë të fajshëm nën akuzat për kryerjen e një vrasje.
Ky grup për të drejtat e njeriut ka thënë së kjo organizatë ka identifikuar të paktën 89 persona, që mund të dënohen me vdekje, ndonëse kanë qenë nën moshën 18 vjeçare kur kanë kryer krimet.
Agjencia gjysmë- shtetërore e lajmeve, Ana.ir, ka cituar shefin e prokurorisë në qytetin Shiraz, Ali Salehi, të ketë thënë se gjykimi i Tajikit ka qenë “i drejtë dhe ekzekutimi i tij ka qenë ligjor“.
Sipas ligjit iranian, vrasja, dhunimi dhe plaçkitja e armatosur, janë të dënueshme me vdekje.