Ministri belg i Bujqësisë, Denis Ducame, u shpreh se autoritetet holandeze që nga nëntori i vitit të kaluar kishin identifikuar se vezët në Holandë janë të infektuara me insekticid, por nuk kishin informuar aleatët e tyre evropianë, raporton aa.
Ducarme, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Federal të Belgjikës pretendoi se Agjencia e Ushqimit e Belgjikës ka gjetur një dokument zyrtar lidhur me atë se Holanda ka gjetur praninë e insekticidit “fipronil” në vezë që nga muaji nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke vënë në dukje se autoritetet holandeze nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me çështjen, Ducarme pretendon se gjatë asaj kohe është takuar me homologët holandezë lidhur me çështjen dhe se ka kontaktuar me komisionerin e bujqësisë të Komisionit të BE-së. Ducarme thotë se edhe komisioneri i BE-së kishte informacione lidhur me çështjen.
Në anën tjetër, autoritetet belge po akuzohen se edhe pse në muajin shtator kanë gjetur se në vezë ka prani të insekticideve, nuk e kanë njoftuar komisionin e BE-së deri më 20 korrik.
Zyrtarët e Agjencisë Belge të Ushqimit e konfirmuan këtë, por po përmbahen nga shkëmbimi i informacioneve për të garantuar "konfidencialitetin e hetimeve."
Kriza e insekticideve nëpër vezë përveç Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës nga eksportet e vezëve nga këto vende kapërceu edhe në shtetet si Suedi, Zvicër, Francë dhe Britani të Madhe.