Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Indonezia me vaj e kafe blen avionë lufte nga Rusia

Ministria e Mbrojtjes e Indonezisë më herët gjatë këtij muaji kishte njoftuar se është finalizuar marrëveshja për blerjen e 11 aeroplanëve të luftës Suhoj SU-35 nga Rusia, por nuk ishin publikuar kushtet e marrëveshjes, transmeton Koha.net.

Autoritetet indoneziane sot kanë kumtuar se 11 avionët ushtarakë rusë do të këmbehen me kafe, vaj palme e lëndë tjetër të parë të Indonezisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Indonezia është shteti me më së shumti popullatë myslimane në botë dhe ajo ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.