Pesëmbëdhjetë forca zjarrfikëse vullnetare të dyshuar se kanë ndezur vatra zjarri për të përfituar nga fondi i ndërhyrjeve në rast dëmesh, u arrestuan në Sicili, njoftoi sot policia e Raguzës (jug të Italisë), transmeton Syri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndezur vatra zjarri dukesimuluar thirrje telefonike në drejtim të forcave të shpëtimit, vlerësuan hetuesit. Duke i mundësuar forcave vullnetare për të përfituar në mënyrë abuzive pagesa të akorduara nga shteti italian, rreth 10 euro për orë në rast të situatave të emergjencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPesëmbëdhjetë zjarrfikësit vullnetarë, të gjithë me origjinë nga provinca e Raguzës, në jug të Sicilisë u arrestuan për mashtrim me pasojë dëme të konsiderueshme. Një pjesë e tyre janë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Drejtuesi i forcave zjarrfikëse të provincës kishte pikasur një numër të pazakontë ndërhyrjesh nga ana e stafit të tij, dhe nisur nga ky fakt ka nisur menjëherë hetimin.