Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat turke në ushtrime të përbashkëta me ato të Katarit

Katari ka mbajtur sot manovra ushtarake së bashku me pjesëtarët e armatës së Turqisë, duke treguar për një aleancë strategjike, dy muaj pas bojkotit nga disa shtete arabe, që e kanë akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit.

Këto ushtrime kanë për qëllim përgatitjen e ushtrisë së Katarit për t’i mbrojtur “kapacitetet vitale ekonomike, strategjike dhe të infrastrukturës”, ka raportuar gazeta, Al-Sharq, që është nën kontroll të shtetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parlamenti i Turqisë më 7 qershor e pat miratuar legjislacionin e jashtëzakonshëm për lejimin e qindra ushtarëve që me shpejtësi të vendosen në një bazë ushtarake në Katar, në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2014, për të treguar mbështetje për Katarin.

Ushtrime të ngjashme ushtarake janë mbajtur edhe muajin e kaluar.

Në Katar gjendet edhe baza më e madhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Turqia është rreshtuar me Katarin, pasi Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, i kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe ato të transportit, meqë e kanë akuzuar Dohën se e mbështet terrorizmin.