Botë

Tërmetet më vrasëse në 25 vjetët e fundit

Termet

Një tërmet 7.8 ballë Rihter dridhu të hënën Turqinë e Sirinë, duke shkaktuar mijëra të viktima. Shifra aktuale e të vdekurve është mbi 7200, ndërsa po parashihet të rritet, pasi ka ende njerëz të ngujuar nën rrënoja të ndërtesave të shembura.

“AP” tregon tërmetet më shkatërrimtare në 25 vjetët e fundit.

  • 22 qershor, 2022: Në Afganistan, më tepër se 1100 persona vdiqën pasi një tërmet 6.1 ballë Rihter goditi në lindje të shtetit.
  • 14 gusht, 2021: Në Haiti, një tërmet 7.2 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e mbi 2200 personave.
  • 28 shtator, 2018: Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi Indonezinë, dhe shkaktoi cunami, si pasojë mbi 4300 persona humbën jetën.
  • 25 prill, 2015: Në Nepal, mbi 8800 persona vdiqën si pasojë e një tërmeti 7.8 ballë Rihter.
  • 11 mars, 2011: Një tërmet 9.0 ballë Rihter dridhi bregun verilindor të Japonisë, duke shkaktuar cunami, ndërsa si rrjedhojë vdiqën mbi 20 mijë persona.
  • 12 janar, 2010: Në Haiti, mbi 100 mijë persona vdiqën si pasojë e një tërmeti 7.0 ballë Rihter. Përrllogaritjet qeveritare ishin edhe më të mëdha, llogaritet në afro 316 mijë viktima.
  • 12 maj, 2008: Një tërmet 7.9 ballë Rihter goditi në lindje të Sichuanit në Kinë, duke shkaktuar mbi 87.500 të vdekur.
  • 27 maj, 2006: Mbi 5700 persona vdiqën kur një tërmet 6.3 ballë Rihter goditi ishullin Java të Indonezisë.
  • 8 tetor, 2005: Një tërmet 7.6 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e mbi 80 mijë personave në rajonin Kashmir të Pakistanit.
  • 28 mars, 2005: Një tërmet 8.6 ballë Rihter dridhi veriun e Sumatras në Indonezi, duke shkaktuar mbi 1300 të vdekur.
  • 26 dhjetor, 2004: Njëq tërmet 9.1 ballë Rihter në Indonezi nxiti një cunami në Oqeanin Indian, duke shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë personave në dhjetëra shtete.
  • 26 dhjetor, 2003: Një tërmet 6.6 ballë Rihter dridhi juglindjen e Iranit, që rezultoi në mbi 20 mijë të vdekur.
  • 21 maj, 2003: Mbi 2200 persona vdiqën si pasojë e një tërmeti 6.8 ballë Rihter që goditi Algjerinë.
  • 26 janar, 2001: Një tërmet 7.6 ballë Rihter goditi Gujaratin në Indi, duke shkaktuar mbi 20 mijë të vdekur.
  • 17 gusht, 1999: Një tërmet 7.6 ballë Rihter goditi Izmitin në Turqi, duke shakktuar mbi 18 mijë të vdekur.
  • 30 maj, 1998: Mbi 4000 persona vdiqën kur një tërmet 6.6 ballë Rihter dridhi provincën Badakhshan të Afganistanit.