Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngujohen rreth 150 persona nga përmbytja në një minierë në Siberi

Afër 150 minatorë rusë janë ngujuar brenda një miniere të diamantit në Siberi pas një përmbytje të papritur, raporton Daily Mail.

Alrosa, prodhuesi më i madh i diamantit në Rusi, përmes një deklarate në faqen zyrtare ka konfirmuar se uji kishte hyrë në minierë rreth orës 4:30, ndërsa brenda saj kishte “më shumë se 100 persona”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më vonë kompania e ka rritur numrin e punëtorëve në 148 që ishin brenda minierës, transmeton Koha.net.

Kurse dega e ministrisë së emergjencave në rajonin Sakha, ku edhe gjendet miniera e emëruar Mir, ka thënë se brenda ishin 151 persona.

Një zëdhënës ka thënë për AFP se, “aktualisht njerëzit po evakuohen nga miniera. Në momentin e aksidentit kishte pasur 150 persona brenda, por nuk ka viktima”.