Një prej ndërtesave rezidenciale më të larta në botë, e njohur si “Pishtari i Dubait”, u përfshi nga flakët në Emiratet e Bashkura Arabe.
Dëshmitarët të cilët postuan video në rrjetet sociale tregojnë se flakët në ndërtesën 79-katëshe, me një lartësi prej 336.8 metrash, u përhapën me shpejtësi. Në vitin 2015, i njëjti qiellgërvishtës u përfshi në një incident të ngjashëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarri në atë kohë nisi nga një zgarë në një prej ballkoneve dhe si pasojë i bëri të pabanueshme 101 apartamente.