Një gjykatë ruse ka urdhëruar gjobitjen e liderit opozitar, Aleksei Navalny dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për shpërndarjen e materialeve të një marshi të paautorizuar në Moskë, gjatë muajit të kaluar.
Navalny ka thënë se policia ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka dërguar atë në gjykatë ku është gjobitur për shpërndarje të materialit dhe ftesë për pjesëmarrje në marsh, përmes një videoje në kanalin YouTube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNavalny, i cili ka njoftuar se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, ka thënë se marshi ka qenë i ligjshëm.
Tre personat janë gjobitur me shumën prej 4,140- 4,960 dollarë.
Ndonëse Navalny ka deklaruar vullnetin për të kandiduar, autoritetet zgjedhore të Rusisë kanë thënë në qershor se dënimi i tij i suspenduar për përvetësim, nuk i jep të drejtë për të qenë pjesë e zgjedhjeve.
Lideri opozitar, Navalny, ka organizuar dy protesta masive gjatë këtij viti, në Rusi.
Ai ka qenë i burgosur për 25 ditë, për shkak të organizimit të protestës së qershorit.