Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini ka arritur në Sarajevë, njoftojnë mediat boshnjake.
Ajo gjatë qëndrimit njëditor në Bosnjë do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, kryesuesin e Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq, zëvendësit e tij, ministrin e Jashtëm Igor Crna dhe kryetarin e Republikës Serbe Millorad Dodik, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizita e kryediplomates evropiane ishte paraparë të bëhet ditë më parë, por ajo u shty për shkak se aeroplani në të cilën ndodhej Mogherini nuk arriti të aterrojë për shkak të kushteve të këqija klimatike.