Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Funksionalizohet baza ushtarake kineze në Xhibuti, e para jashtë vendit

Baza e parë ushtarake jashtë vendit e themeluar nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) është bërë operacionale në shtetin e Afrikës lindore, Xhibuti.

Sipas një lajmi në Global Times, organi zyrtar mediatik i Partisë Komuniste të Kinës, baza e parë ushtarake kineze jashtë vendit e themeluar në Xhibuti, ka nisur me aktivitete nga data 1 gusht, që është edhe 90-vjetori i themelimit të PLA-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ceremoninë e inaugurimit të bazës kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë shtetëror dhe ushtarak të të dy shteteve.

Siç thuhet, flota kineze së bashku me Forcën Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe palët e tjera relevante do të sigurojnë rrugët detare strategjike në Gjirin e Adenit dhe ujërat e Somalisë, duke organizuar patrullim, mbrojtje, stërvitje të përbashkët dhe aktivitete trajnuese.

Trupat kineze u përcollën nga Kina për në Xhibuti më 11 korrik, përmes një ceremonie në provincën Guangdong.

Në Xhibuti ende gjendet baza amerikane për operacionet kryesore në rajon. Xhibuti është shtet i vogël, por pikë strategjike në të cilën takohen Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq. Prezencë ushtarake në këtë vend kanë edhe shtete të tjera, siç janë Britania, Franca dhe Japonia.