Rreth 8,1 milionë votues kanë marrë pjesë në një votim të diskutueshëm në fundjavë, për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese të Venezuelës, konfirmoi sot zyra elektorale e vendit.
“Sipas të dhënave të fundit, rreth 41 ,5 për qind e votuesve kanë votuar në zgjedhjet e së dielës” njoftoi presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE), Tibisay Lucena.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë që, opozita e vendit, ka pretenduar se vetëm 2, 48 milionë votues kanë marë pjesë në votime duke e quajtur rezultatin si “mashtrimi më i madh në historinë e zgjedhjeve në vend “.
Gjithashtu, lideri i opozitës, Henrique Capriles pohoi se gjatë ditës së votime janë vrarë 15 persona si pasojë e dhunës, ndërsa prokurori i shtetit ka konfirmuar vetëm tetë prej tyre.
Të paktën shtatë roje kombëtare janë raportuar të plagosur gjatë një sulmi në kryeqytetin e Karakasit.
Capriles e quajti ditën e votimeve si një “ditë të zezë” për popullin venezuelian dhe fajësoi atë që ai e përshkroi si “ambicie të sëmurë” të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Lideri i fraksionit të opozitës të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Stalin Gonzalez, paralajmëroi dje se presidenti, Nikolas Maduro do të pendohet për atë që ai e quajti si “zgjedhjet mashtruese”.
Gonzalez vuri në dukje një sondazh jo të detyrueshëm dhe të pavarur më 16 korrik, i cili tregoi se 7,5 milionë venezuelanë kishin kundërshtuar krijimin e një Asambleje Kushtetuese.
Nënkryetari i parë i Asamblesë Kombëtare, Freddy Guevara, tha se ndrydhja nga zyrtarët e zbatimit të ligjit ishte bërë “më agresive” të dielën, në mënyrë që të parandalonte një demonstratë masive të opozitës, e planifikuar në lindje të kryeqytetit të Karakasit.
Liderët e koalicionit opozitar të Unitetit Demokratik (MUD) kërkuan një bojkot të votave dhe refuzuan të vendosnin një kandidat për zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese, duke argumentuar se votimet do të organizoheshin në mënyrë të pashmangshme në favor të Maduros.