Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka thënë se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani.
Policia ka filluar bastisjen në zonën e Sidneyt dhe kanë arrestuar katër persona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të ndërprerë një plan terrorist, i cili kishte cak rrëzimin e një aeroplani”, u ka thënë Turnbull gazetarëve, transmeton REL.
“Operacioni është duke vazhduar edhe sot”, ka shtuar tutje ai.
Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar.
Policia ka thënë se asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.