Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Garda Revolucionare e Iranit akuzon SHBA-në, për sulme afër anijeve të saj

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC), ka thënë se një avionmbajtëse detare amerikane, iu është afruar anijeve të saj patrulluese në Gjirin Persik, duke nisur të shtëna zjarri.

Kjo Gardë i ka cilësuar si “provokative” dhe “joprofesionale”, lëvizjet e tilla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 28 korrikut duke shtuar se anijet detare të SHBA-së, pas janë larguar.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga SHBA-ja për këtë çështje.

Javën e kaluar, një anije patrullimi e marinës amerikane e paralajmëroi me të shtëna një anije të kësaj Garde në pjesën veriore të Gjirit Persik, pasi e njëjta iu afrua anijeve amerikane, ka thënë ushtria e SHBA-së.

Komanda qendrore e SHBA-së, ka thënë se të shtënat janë nisur nga luftanija USS më 25 korrik, pas tentimeve të dështuara për të komunikuar me anijen iraniane.

Sipas tyre anija e Gardës Revolucionare të Iranit ka kryer “veprim të pasigurt dhe joprofesional” në ujërat ndërkombëtarë.