Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Britani vjet 97 të burgosur bënë vetëvrasje, u liruan gabimisht 71

Londër, 28 korrik –Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë së Britanisë së Madhe, gjatë vitit të kaluar në këtë vend 71 persona janë liruar gabimisht nga paraburgimi.

Gjithashtu potencohet se gjatë vitit 2015, 64 të burgosur u liruan gabimisht, por në vitin 2016 është thyer rekordi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në raport thuhet se në vitin e kaluar është rritur edhe numri i rasteve të dhunës. Në vitin 2016 në burgje në të gjithë vendin ka pasur 23 mijë e 643 sulme, përfshirë edhe 7159, ku objektiv ishin personeli i burgut.

Gjatë vitit të kaluar në burgjet e Britanisë së Madhe vetëvrasje kanë kryer 97 të burgosur.

Kryeinspektori i Burgjeve Peter Clarke javën e kaluar tha se në burgjet e mëdha është vështirë të vendoset rend për shkak të mungesës së stafit.

"Të burgosurit qëndrojnë në kushte të pista, të neveritshme dhe degraduese për dinjitetin njerëzor", tha Clarke.

Kur është fjala për lirimin e të burgosurve gabimisht, kjo çështje doli në qendër të vëmendjes, pasi muajin e kaluar u la i lirë personi i dënuar me nëntë vjet burg, pasi kishte vuajtur vetëm disa muaj.

Pas kritikave drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, përgjigja ishte se kjo ishte një "lëshim shumë i rrallë", por statistikat tregojnë se kjo nuk është edhe aq e rrallë.

Në burgjet e Britanisë së Madhe ndodhen rreth 100 mijë të burgosur.